Pas 86 vitesh, falet namazi i parë i Bajramit në Xhaminë e Shën Sofisë në Stamboll

schedule12:58 - 31 Korrik, 2020

schedule 12:58 - 31 Korrik, 2020

Në Xhaminë Shën Sofisë është falur namazi i Bajramit të parë pas 86 vitesh me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve që mbushën xhaminë brenda dhe zonën përreth.

Mijëra qytetarë përjetuan emocionin e namazit të parë të Bajramit në këtë xhami, e cila deri në çlirimin e Stambollit u përdor si kishë për 916 vite dhe më pas si xhami nga viti 1453 deri në 1934. Pas kësaj, me një vendim të marrë ajo shërbeu si muze dhe javën e kaluar u rihap sërish.

Qytetarë nga Stambolli dhe  persona të ardhur nga qytete dhe shtete të tjera mbushën xhaminë dhe sheshin me dëshirën për të falur namazin e Kurban Bajramit.

Ekipet e bashkisë shpërndanë falas para namazit për qytetarët sixhade njëpërdorimshme, dezinfektues, maska dhe ujë.

Qytetarët falën namazin e bajramit me sixhadet e marra me vete në sheshin e Shën Sofisë në vendet e përcaktuara nga bashkia me qëllim respektimin e rregullit të distancimit dhe kryerjen e adhurimit në një mjedis komod./abcnews.al