Pas 7 muajsh izolim nga Covid, spanjollët festojnë lirinë

schedule14:23 - 9 Maj, 2021

schedule 14:23 - 9 Maj, 2021

Pas shtatë muajsh gjendje të jashtëzakonshme spanjollët festojnë lirinë. Mediat e huaja bëjnë me dije se Spanja ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme që ishte në fuqi që nga tetori për të luftuar pandeminë, duke lejuar që spanjollët të udhëtojnë midis rajoneve për herë të parë në disa muaj.

Një 28 vjeçar spanjoll, e ka cilësuar si festa e ndërrimit të viteve.

“Është sikur të ishte festa e Vitit të Ri. Ne jemi duke iu kthyer pak normalitetit, por duhet të kemi parasysh që virusi është ende përreth”, ka thënë 28-vjeçari Oriol Corbella në Barcelonë.

Ndërsa Argentina Enriquez, një studente 37-vjeçare meksikane, tha se ajo po priste me padurim të shkonte në fshat për të shijuar Barbecues me miqtë, për të luajtur kitarë dhe për të ecur.

“Vetëm të qenit bashkë… shumë emocionuese”, tha ajo.

Por, sipas mediave të huaja, megjithëse masa e urgjencës, e cila skadoi në mesnatë do të çojë në më shumë liri, ajo është një “dhimbje koke” për 17 qeveritë rajonale të vendit, përgjegjëse për kujdesin shëndetësor.

Kjo pasi që gjendja e jashtëzakonshme u siguroi atyre një kornizë ligjore për të imponuar masa – të tilla si ora e ndalimit të natës ose ndalimi i udhëtimit jo-thelbësor midis rajoneve – që kufizojnë liritë.

Me përjashtim të disa ditëve të Krishtlindjes kur u hoqën kufizimet, njerëzit nuk kanë qenë në gjendje të udhëtojnë në rajone të tjera, të shkojnë me pushime ose të shohin familjen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!