Pas 6 orësh intervistim, Hashim Thaçi del nga Gjykata Speciale

schedule19:25 - 13 Korrik, 2020

schedule 19:25 - 13 Korrik, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë nga Gjykata Speciale në Hagë pas 6 orëve intervistim.

Prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë edhe nesër me intervistimin e tij. Pas pak presidenti Thaçi pritet të dalë në një konferencë për mediat.

LEXO EDHE: “Ky është çmimi i lirisë”, Thaçi hyn në Gjykatën Speciale, kush është amerikani që e mbron

Në një dalje shumë të shkurtër përpara mediave, para se të hynte për  intervistim, Thaçi tha se kjo është një njollosje e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një lloj propagande politike në momentet kyçe në të cilat gjendet Kosova.

Kujtojmë se më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!