Më 21 shtator në New York fillojnë punimet e sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Pas 5 vitesh, në këtë asamble do të mbajë fjalimin e tij edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Kremlini ka konfirmuar se Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë një fjalim video në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha të mërkurën zëdhënësi Dmitry Peskov.
Zëdhënësi shtoi se përgatitja e një fjalimi për një ngjarje të tillë të nivelit të lartë kërkon një kohë të konsiderueshme.
Asambleja e Përgjithshme do të mbajë sesionin e saj të 75-të më në Shtator, me takime të nivelit të lartë dhe Debatin e Përgjithshëm që do të mbahet nga 21-29 Shtator. Sipas një plani të KB, fjalimi i Putinit do të jetë më 22 shtator.
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro do të mbajë fjalimin i pari, i ndjekur nga Presidenti i SHBA Donald Trump. Pas tij, udhëheqësit e Turqisë, Kinës, Kilit dhe Kubës, më pasi ai rus. g.v/abcnews.al