Pas 306 ditësh në spital, 74 vjeçari britanik fiton betejën me Covid

schedule18:34 - 23 Janar, 2021

schedule 18:34 - 23 Janar, 2021

Avokati i pensionuar Jeffrey Woolf pas 306 ditësh në spital ja ka dalë që të fitojë betejën me Covid. 74 vjeçari britanik ka kaluar kohën më të gjatë në spital për shërimin e tij, ku nga 306 ditë 67 i ka kaluar në intubim.

Woolf pasi ka dalë nga reparti i kujdesit intensiv në spitalin Willington, është dërguar për shërim në spitalin mbretëror për neuro-invaliditet, për shkak të dëmtimit të trurit pas infektimit me koronavirus që i ka shkaktuar paralizën e pjesshme të trupit.

Personeli mjekësor në të dy spitalet ka qenë i mrekullueshëm, Jam i lumtur që po kthehem në shtëpi pas një kohe të gjatë. Për mua kjo ditë edhe e ngjashme me atë të lirisë. Ta dini që më së shumti po i gëzohem patetinave dhe specialiteteve të mia të preferuara”, ka deklaruar Wolf.

Si avokat i pensionuar ka qenë jashtëzakonisht aktiv, ka ushtruar dhe ka pasur një sërë hobesh dhe nuk ka pasur probleme shëndetësore.

Ndërkohë mediat bëjnë me dije se faza e parë e shërimit të tij ka zgjatur 127 ditë, ku 67 prej tyre i kaloi në respirator. E nga spitali është përcjell me duartrokitje, ku më pas është dërguar për rehabilitim në neurologji. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!