Nuk kanë kaluar akoma 24 orë nga armëpushimi i arritur dhe të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë janë plagosur nga një sulm me raketa i ushtrisë armene ndaj qytetit Ganja në Azerbajxhan.
Mediat e huaja kanë bërë me duje se numri viktimave u bë i ditur nga Ministria e Jashtme e vendit. Ndër të tjera ministria përmes një postimi në tëitter shkruan se në mes të plagosurve ka edhe fëmijë.
Ndërkohë një qytetar që ka shpëtuar nga shpërthimi thekson se fillimisht ka menduar se bëhet fjalë për tërmet.
“Dëgjuam një zhurmë shpërthmi. Më pas, shtëpia u shemb mbi ne. Në fillim mendova se ishte tërmet. Pastaj dolëm nga rrënojat së bashku me familjen. Kur dolëm jashtë përjetuam tronditje. Raketat kishin rënë në ndërtesat e fqinjve. Dëgjova britma të fëmijëve dhe grave. Menjëherë i ndihmova ata dhe u përpoqëm të largoheshim nga zona”, ka thënë ai.
Ndryshe, në takimin e ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit Ceyhun Bayramov dhe ministrit të Jashtëm armen Zohrab Mnatsakanyan në Moskë dy ditë më parë, me ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, u ra dakord që nga dje në mesditë të shpallet armëpushim për qëllime humanitare për shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vrarëve.
Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator dhe që prej asaj kohe, Armenia ka vazhduar sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase, duke shkatuar viktima.
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut ose Nagorno-Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.e.su./abcnews.al