Pas 20 vitesh, Italia tërheq trupat ushtarakë nga Afganistani

schedule12:25 - 30 Qershor, 2021

schedule 12:25 - 30 Qershor, 2021

Italia, një nga vendet perëndimore që kishte dërguar trupa ushtarakë në Afganistan, ka njoftuar tërheqjen e tyre.

“Natën e kaluar, misioni i Italisë në Afganistan përfundoi zyrtarisht,” tha Ministri i Mbrojtjes Lorenzo Guerini.

“Por angazhimi i ndërkombëtarëve dhe Italisë, për Afganistanin nuk do të përfundojë këtu.”  Ai do të vazhdojë në forma të tjera, nga forcimi i bashkëpunimit për zhvillim deri te mbështetja e strukturave politike Afgane. ”

Sipas Ministrisë Italiane të Mbrojtjes, 723 ushtarë italianë u plagosën dhe 53 u vranë në 20 vitet e fundit në Afganistan nga gjithsej 50,000 trupa të dërguar në vend. Italia, së bashku me SHBA-në, Turqinë, Britaninë dhe Gjermaninë janë vendet që kanë dërguar më shumë trupa në Afganistan si pjesë e misionit të NATO-s.

Pas 20 vitesh, NATO njoftoi në 29 Prill se do të tërhiqte trupat ushtarakë nga Afganistani. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!