Pas 2 vitesh mbyllur, Australia hap kufijtë për të vaksinuarit

schedule09:50 - 7 Shkurt, 2022

schedule 09:50 - 7 Shkurt, 2022

Australia do të rihapë kufijtë për të gjithë turistët e huaj që janë vaksinuar plotësisht për COVID-19 nga 21 shkurti, njoftoi sot kryeministri federal Scott Morrison, pothuajse dy vjet pasi u vendosën kufizime nga më të ashprat në botë për të parandaluar pandeminë.

“Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, ne mezi presim t’ju mirëpresim përsëri në Australi,” tha Morrison në një konferencë shtypi.

Në vend, kufiri u mbyll pothuajse hermetikisht në mars 2020. Për dy vitet e fundit, australianë nuk kanë mundur të largohen nga vendi dhe pak vizitorë janë lejuar të hyjnë në territor.

Kufizimet kanë ndarë familjet, kanë goditur rëndë sektorin e turizmit dhe kanë ndezur debatin nëse Australia është një vend i hapur, modern dhe ekstrovert.

Megjithatë, qeveria filloi një proces të lehtësimit të kufizimeve dhe hapjes së kufijve në faza në fund të vitit të kaluar, duke lejuar fillimisht hyrjen e punëtorëve emigrantë të kualifikuar, studentëve të huaj dhe një numri të vogël turistësh. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!