Pas 18 muajsh në paraburgim, reperi iranian kërkon të ekzekutohet

schedule09:14 - 28 Shkurt, 2024

schedule 09:14 - 28 Shkurt, 2024

Reperi Saman Yassin, i cili pas arrestimit të tij gjatë protestave në vend në vitin 2022 përfundoi në burg nga ku tregon histori tronditëse të torturave fizike dhe psikologjike, i kërkoi gjyqësorit iranian që ta “dënonte me vdekje” në vend që ta ndalonte pafundësisht dhe pa gjyq.

Jasin, i cili prej 18 muajsh ndodhet në burgun e Ghezel Hesarit për shkak të akuzave pa prova të qarta, ka publikuar një letër në profilin e tij në Instagram, ku shprehet se nuk “kupton arsyen e gjithë këtij zemërimi, ngacmimi dhe torturimi nga autoritetet gjyqësore drejt meje”.

“Ju lutem më tregoni çfarë krimi kam bërë?”, ka shkruar ai.

“Kërkoj të më ekzekutoni, nuk e di si do të duroj burgun dhe pasigurinë për një krim që nuk e dimë as ju dhe as unë. Unë ju kërkoj të më jepni dënimin me vdekje, nuk kam asgjë kundër dhe jap pëlqimin me shkrim me gjurmë gishtash dhe firmë…. Merr jetën time, vendose”, shtoi ai.

Raportet thanë se Yassin u dërgua në një stacion policor lokal gjatë protestave masive në Iran në shtator 2022, përpara se të transferohej në burgun Evin dhe më pas në burgun qendror të Teheranit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!