Kongresmeni demokrat, Mike Levin i bëri thirrje këtë të premte presidentit amerikan Joe Biden të tërheqë kandidaturën e tij për zgjedhjet e nëntorit.
Duke nënvizuar se ka respekt për shërbimin shumëvjeçar të Joe Biden, 45-vjeçari Levin tha në deklaratën e tij: “Mendoj se është koha që Presidenti Biden të dorëzojë stafetën“, duke shtuar se “është koha për të ecur përpara, me një lider të ri”.
Deri më tani, 18 anëtarë të Kongresit dhe një senator demokrat i kanë bërë thirrje publikisht Presidentit Biden të tërhiqet nga gara. Ata janë kongresmenët Lloyd Doggett (Texas), Raul Grijalva (Arizona), Seth Moulton (Massachusetts), Mike Quigley (Illinois), Angie Craig (Minnesota), Adam Smith (Washington), Mickey Sherrill (New Jersey), Pat Ryan (New Jersey), Earl Blumenauer (Oregon), Hilary Solten (Michigan), Brad Snyder (Illinois), Ed Case (Hawaii), Greg Stanton (Arizona), Jim Himes (Connecticut), Scott Peters (Kaliforni), Eric Sorensen (Illinois), Brittany Petersen (Kolorado), Mike Levin (Kaliforni) dhe Senatori Peter Welch (Vermont)./abcnews.al