Pas 10 ditësh terapi, Marotta lë spitalin dhe kthehet në shtëpi

schedule13:36 - 20 Mars, 2021

schedule 13:36 - 20 Mars, 2021

Më në fund një lajm i mirë tek Interi. Drejtori i zikaltërve, Beppe Marotta, ka lënë spitalin ditën e sotme pas gati 10 ditësh trajtim. Kujtojmë që 63-vjeçari ishte i infektuar me Covid-19, por tashmë gjendja e tij është përmirësuar.

Sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”, Marotta ka dalë nga spitali Humanitas në Rozzano, pasi tashmë nuk ka më rrezik për jetën. Italiani do të mbahet sërish nën vëzhgim, por më e keqja ka kaluar.

 

Ndërkohë, situata në kampin zikaltër nuk është aspak e mirë për sa i përket infektimeve. Samir Handanovic, Danilo D’Ambrosi, Stefan De Vrij dhe Matias Vecino janë të gjithë pozitivë dhe si pasojë ndeshja e programuar për sot kundër Sassuolos është shtyrë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!