Arritën të plotësonin pritshmëritë, edhe pse me përmbysje.
Pas barazimit, 1 me 1, në “Elbasan Arena”, ndaj maltezëve të Marsaxlokk, “Demat e Kuq” të Partizani kanë arritur të fitojnë në sfidën e kthimit, teksa kanë mundur kundërshtarët, në “shtëpinë” e tyre, me rezultatin 2-1.
Pavarësisht rezultatit goli i parë i sfidës erdhi nga vendasit, me “fantazistin” brazilian, Yuri, i cili tund rrjetën e “Demave”, në minutën e 46’-të, mirëpo vetëm 2 minuta më vonë Tedi Cara barazon shifrat dhe në minutën e 93’-të, talenti i “Të Kuqve”, Albers Keko dërgon topin në rrjetë, për të arritur kualifikimin e madh.
Në fazën e radhës, djemtë e Orges Shehit do të kenë sërish një kundërshtar relativisht të lehtë, teksa përballë tyre do të jenë gjeorgjianët e Iberia 1999. /i.m /abcnews.al