Partizani-Tirana në finalen e U17, Shënkolli surpriza e bukur e të rinjve

schedule16:58 - 5 Shkurt, 2020

schedule 16:58 - 5 Shkurt, 2020

Janë përcaktuar çiftet finaliste të kampionateve U19 dhe U17 në Shqipëri. Tirana nuk ka hasur probleme në gjysmëfinalen derbi U19 ndaj Dinamos dhe ka fituar 3-0. Dygolëshi i Stafës dhe rrjeta e Elezit i dhuruan suksesin ekipit të Bledar Devollit, që do të ketë përballë Shënkollin në finalen e madhe.

Lezhjanët eliminuan Vllazninë pas goditjeve të penalltive. 0-0 u mbyll ndeshja e rregullt dhe shtesat, teksa Shënkolli u tregua më i saktë nga pika e bardhë. Peku dhe Alivoda nuk i dërguan në rrjetë goditjet e tyre për ekipin shkodran, ndërsa Bisha gaboi për ekipin tjetër. Në fund u mbyll gjithçka 5-4 për Shënkollin, që do luftojë për trofeun e madh ndaj bardhebluve nga kryeqyteti.

Finalja Tirana-Shënkolli duket si një përsëritje e finales së U-17 të zhvilluar sezonin e shkuar, me kryeqytetasit që triumfuan 1-0 falë golit të Stafës. Finalja e madhe do të luhet ditën e mërkurë, datë 19 Shkurt 2020.

Foto nga ndeshja Vllaznia-Shënkolli

Në gjysmëfinalet e paratërinjve u kualifikuan Partizani dhe Tirana. “Demat” fituan 2-1 kundër Football Republic falë dygolëshit të Dezhgiut dhe në finale do të ndeshjen me Tiranën, aty ku pritet të zhvillohet një derbi i zjarrtë dhe spektakolar.

Bardheblutë fituan me “poker” përballë Shënkollit. Qefalia, Nela dhe Meculi shënuan tre gola të shpejtë dhe gjithçka mori fund. Çereni shënoi një tjetër gol në mesin e pjesës së dytë dhe Tirana e Migen Memellit vulosi fitoren e thellë. Finalja e madhe do të luhet ditën e enjte, datë 20 Shkurt 2020. /abcnews.al

 

Rezultatet e gjysmëfinaleve të sotme të zhvilluara në Qendrën Sportive Kamëz

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!