Analisti Frrok Çupi thotë se SPAK duket se po e merr seriozisht çështjen “Partizani”, ku i akuzuar është ish kryeministri Sali Berisha dhe së fundmi do të thirren 11 dëshmitarë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se gjyqtarja që kryeson trupën gjykuese, ka për qëllim që ta bëjë nul çështjen, pasi është e afërt me Berishën.
“Duket një zhvillim i bujshëm, duket se vërtet SPAK e ka marrë seriozisht këtrë çështje. Ka shpejtuar kohën, ka zgjeruar numrin e njerëzve që ka ftuar, ka bërë së bashku akuzuesit dhe të akuzuarit. Kjo është lëvizje e krojuar menjëherë pas asaj nisme shumë të madhe që mori shteti shqiptar, për të riparë disa nga aspektet e reformës në drejtësi. Drejtësia, SPAK vihet në lëvizje pas një beteje të madhe që u zxhvillua në Shqipëri mes SPAK dhe ekzekutivit. Drejtësia humbi besimin. Qytetarët, kushdo që ishte objekt ose jo i drejtësisë, filluan të mendojnë se reforma dështoi. Në SPAK do të gjykojë Berishën, një nga militantet më të zellshme të PD. Elsa Ulliri është gjyqtare, mendojeni që takttikat hileqare të kësaj trupe gjyqësore, fton kryeministrin, por edhe Paro Laçin, që është dëshmitar i vërtetë. Gjyqtarja vjen me idenë që ta bëjë nul çështjen. Dëshmia në këtë vend është e humbur, sidomos me këtë SPAK”, theksoi ai./abcnews.al


