Janë publikuar formacionet e sfidës Partizani-Skënderbeu, sfidë që mbyll dhe javën e 27-të të Superiores. Në “Selman Stermasi”, Partizani do të synojë fitoren kundër “Ujqërve të Dëborës”, por do të jetë një sfidë shumë delikate.
Skënderbeu do të ketë dhe një “favor”, pasi tifozët e Partizanit, që kanë qenë gjithmonë një shtysë e madhe për të kuqtë, nuk do të pranishëm. Si Sormani, ashtu dhe Daja, kanë zgjedhur formacionet e tyre për këtë sfidë.
Esat Mala e nis titullar në mesfushë për “Demat”, por surpriza më e madhe është startimi i Tedi Carës në sulm si titullar. Jashanica do të luajë si mbrojtës krahu për Skënderbeun, ndërsa Krasniqi në majë të sulmit, do të mbështetet nga Gripshi dhe Bregu./abcnews.al
FORMACIONET ZYRTARE:
Partizani: Hoxha, Bitri, Belica, Boldor, Trashi, Kote, Telushi, Malaj, Çinari, Bardhi, Cara. Trajner: A. Sormani
Skënderbeu: Koliçi, Jashanica, Pollozhani, Pëllumbi, Imami, Daja, Dita, Elezi, Gripshi, Krasniqi, Bregu. Trajner: Ilir Daja