Partizani shpall listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën ndaj Karabag

schedule22:30 - 5 Korrik, 2019

schedule 22:30 - 5 Korrik, 2019

Skuadra e Partizanit ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Karabag. Në grupin me 23 futbollistë nuk ka mungesa të rëndësishme.

Partizani po përgatitet maksimalisht për ndeshjen e turit të parë kualifikues të Champions League ndaj Karabag. Të kuqtë kanë një sfidë tepër delikate përballë një kundërshtari mjaft të fortë që luan rregullisht në Champions dhe Europa League. UEFA ka publikuar listën e Partizanit për sfidën e javës së ardhshme ku bëjnë pjesë 23 futbollistë. Trajneri Lerda ka grumbulluar për ndeshjen ndaj skuadrës azere 5 mbrojtës, ndërkohë që mungon Idrizaj për shkak të dëmtimit. Të grumbulluarit e partizanit janë:

Portier Alban Hoxha, Aldo Teqja dhe Dashamir Xhika. Në mbrojtje Egzon Belica, Enea Bitri, Esin Hakaj, Labinot Ibrahimi dhe Lorenc Trashi. Në mesin e fushës janë të gatshëm Bruno Telushi, Romero, Kristi Kote, Esat Mala, Broja, Kodra, Lukas, Jasir Asani dhye Uilliam Kordeira.

Ndërkohë që faza sulmuese ashtu sikurse sulmi është i mbipopulluar. Mensah, Çinari, Bardhi, Ekuban, Solomon dhe Braun janë lojtarët  që Partizani ka ftuar për ndeshjen kualifikuese ndaj skuadrës së Karabagut.

Ndeshja do të zhvillohet në datën 10 korrik në Selman Stermasi duke filluar nga ora 17:30. /ABC News Albania 24/7