Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Partizani “rrëmben” titullin kampion pas 26 vitesh

schedule21:20 - 12 Maj, 2019

schedule 21:20 - 12 Maj, 2019

Ekipi i Partizanit shpallet kampion në superligën shqiptare 26 vjet pas marrjes së titullit të fundit. Të kuqtë fituan në derbin me Tiranën me rezultatin 2-1, duke siguruar kështu shpalljen kampion për këtë sezon, 3 javë para përfundimit të kampionatit.

Heroi për ekipin e partizanit, në derbin e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” ishte shkodrani Çinari, i cili realizoi dy golat për ekipin e tij, duke tundur portën e Tiranës fillimisht në minutën e 30 dhe më pas duke dhuruar dhe golin e fitores në minutën e 72.

Goli i vetëm i shënuar nga Tirana, u realizua nga Greca.

Ndërsa të kuqtë pas kësaj fitore nisën festimet e ligjshme, humbja e sotme vështirëson pozitën e Tiranës. 3 javë para fundit bardhë e blutë gjenden në kuotën e 40 pikëve, dy më shumë se Kastrioti i vendit të 9-të./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!