Skuadra e Partizanit përfundon aventurën në Kupat e Europës. Të kuqtë barazuan me rezultatin 1-1 në ndeshjen e kthimit në Moldavi ndaj Sherif Tiraspol ndërkohë që në sfidën e parë humbën 1-0.
Përfundon aventura e skuadrës së Partizanit në Kupat e Europës. Të kuqtë barazuan me rezultatin 1-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Sherif Tiraspol ndërkohë që në sfidën e parë u mundën në shtëpi 1-0. Një performancë për t’u harruar e skuadrës kampione të Shqipërisë si në Champions ashtu edhe në Europa League.
Në katër takimet europiane, Partizani regjistron 2 humbje dhe 2 barazime dhe vetëm një gol të shënuar. Të besuarit e trajnerit Franko Lerda luajtën mirë në pjesën e parë madje kaluan në avantazh me Asanin pas një kombinimi me Solomon.
Avantazhi i dha qetësinë që i mungonte kryeqytetasve, por në pjesën e dytë ndryshon gjithçka. Vendasit barazojnë rezultatin me En Diaje. Gjyqtari e anulon për pozicion të parregullt, por pas konsultimeve me arbitrin anësor e akordojnë gol të rregullt.
Një goditje e rëndë për Partizanin pasi goli ishte dukshëm në pozicion jashtë loje. Gjithsesi të kuqte tentojnë të gjejnë golin e fitores dhe të kualifikimit, por pa rezultat. Me eliminimin e Partizanit përfundon edhe aventura e skuadrave shqiptare në Kupat e Europës.
/ABC News Albania 24/7