Partizani nuk merr vetëm pikë nga derbi, fitorja në “Air Albania” mbush arkat e “Demave”

schedule11:56 - 22 Shkurt, 2024

schedule 11:56 - 22 Shkurt, 2024

Tre pikët ndaj rivalëve historik, nuk ishte e vetmja gjë çka fituan në “Derbin e Madh”. “Demat e Kuq” të Partizanit zhvillua një ndeshje fantastike, të premten e kaluar, në “mitikun” e “Air Albania” mundën, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, “Bardheblutë” e Tiranës, në sytë e 12,638 tifozëve të pranishëm në impiantin e kryeqytetit.

Mirëpo, duke se fitorja ndaj rivalit, vetëbesimi i shtuar dhe 3 pikët e siguruara në garën për “Final Four”, nuk janë e vetmja gjë, që kampionët në fuqi, të Superiores kanë arritur të marrin nga ajo sfidës, pas me një llogaritje të përafërt, Partizani ka siguruar rreth 130 milionë lekë të vjetra nga shitja e biletave.

Megjithatë e gjitha kjo shumë nuk futet në arkat e “Demave”, pas një pjesë shkon për qiranë e stadiumit, kompaninë e shitjes së biletave dhe dëmet e shkaktuara në stadium, të cilat ishin rreth 7 milionë të vjetra, por pavarësisht këtyre, pavarësisht këtyre shpenzimeve, klubi “Të Kuqtë” e kryeqytetit kanë marrë një dorë të mirë parash. /i.m /abcnews.al