Partizani, i vendosur në Ohër për përgatitjet para nisjes së raundit të parë eliminator në Conference League, ka zhvilluar sot miqësoren e parë pas përfundimit të sezonit.
Përballë ishin nënkampionët e Maqedonisë, Shkupi, që gjithashtu bëhen gati për Europën dhe janë mjaft të ingranuar për të arritur formën.
Skuadra e Ilir Dajës arriti ta fitojë këtë ndeshje me shifrat 0-1. Ndeshjen e vendosi Esat Mala, i cili tundi rrjetën në minutën e 20. /abcnews.al