Partizani ndihet gati për derbin

schedule14:23 - 28 Shtator, 2018

schedule 14:23 - 28 Shtator, 2018

Partizani ndihet gati për sfidën brenda kryeqytetit. Trajneri Gega ka disa dyshime për formacionin, por atmosfera tek të kuqtë është e qetë dhe skuadra e bashkuar.

Dikur kjo skuadër mund të quhej FC Hollivud.

Në mënyrë të ngjashme me Bajernin e Mynihut vite më parë, edhe Partizani vjet ishte një paradë yjesh, veçse nga ata që drejtonin, dhe që më shumë krijonin kaos e klane. Sot, kjo periudhë fatkeqe ka marrë fund.

Nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega, të kuqtë janë të qetë, të bashkuar dhe rezultativë, ndonëse ende nuk mund të quhen të bukur për t’u parë. Me lojën në rritje të vazhdueshme, fitorja ndaj Flamurtarit tregoi se Partizani është gati për derbin, në sfidën më të rëndësishme për tifozët.

Gega, gjithsesi, mendon se ekipi i tij duhet të mendojë përtej një ndeshjeje. Të kuqtë, u grumbulluan tri ditët e fundit para sfidës, në Elbasan, ku u përgatitët larg kamerave dhe tifozëve.

Gjithsesi, mësohet se Gega ka disa dyshime, sidomos lidhur me formën fizike të Trashit, ndërsa ka duel për dy vende në formacion, Gojkoviç-Atanta për qendrën e mbrojtjes dhe Mensah-Hebaj për sulmin.

Klubi ka motivuar lojtarët dhe tifozët me një video montazh, të bazuar në batutat e filmit “Shoku ynë Tili”. Partizani ka 13 ndeshje radhazi që nuk humbet, ndërsa ka bilanc pozitiv me 60 fitore dhe 49 humbje, që kur derbi nisi në vitin 1946.

Formacioni i mundshëm i Partizanit:

Hoxha

Ibrahimi Belica Atanda Trashi

Telushi Hila

Asani Bardhi Mala

Mensah (Hebaj)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!