Nuk dihet nëse do të arrijë të jetë pretendent, por krisje për momentin nuk ka.
Tek Partizani pati tension pas barazimit 1-1 me Skënderbeun në Superligë, dhe pas largimit të shumë lojtarëve gjatë kësaj periudhe të transferimeve, ndërsa trajneri Aleksandër Veselinovic shprehu haptazi pakënaqësi.
U mendua për shkarkim, ndonëse gjithçka do të vazhdojë si më parë.
Një mbledhje u zhvillua një ditë më parë në klubin e kuq, dhe presidenti Gazmend Demi nuk mori vendim për largimin e trajnerit, I cili ka kontratë 1.5 vjeçare.
Nuk dihet nëse ky votëbesim I numrit 1 të klubit do të jetë deri në fund të sezonit, sepse kjo do të varet edhe nga rezultatet.
Veselinoviç ka folur këto ditë I dëshpëruar për humbjen e disa lojtarëve duke thënë se në këto kushte është e vështirë të luftohet për titull, që besohet se është edhe objektivi I klubit.
Nga të kuqtë janë larguar Rrapaj, Hadro dhe Cara, ndërsa më pas edhe sulmuesi Mba.
Problem mbetet lojtari tjetër I huaj, Sodik, I cili nuk pranon të stërvitet duke kërkuar largimin ndonëse mbërriti në Tiranë vetëm pak ditë më parë.
Partizani vazhdon të jetë në vendin e parë në Superligën shqiptare, me 34 pikë pas 20 javëve, por ka po aq pikë sa dy rivalë, ndërsa katër vendet e para I ndan vetëm një pikë./abcnews.al