Gjykata Kushtetuese ka vendosur mos kalimin për gjykim të kërkesës së Jamabër Malltezit dhe Argita Berishës, në lidhje me heqjen e sekuestrove të pasurive dhe llogarive bankare të sekuetsruara nga SPAK dhe nga gjykatat. Kushtetuesja ka lënë kështu të ngrira 16 pasuri të paluajtshme, gjashtë llogari në emër të Malltezit.
Pas arrestimit për korrupsion të Jamarbër Malltezit, GJKKO me kërkesë të SPAK,vendosi sekuestron ndaj disa pasurive jo vetëm të dhëndrit të Sali Berishës por edhe të vajzës së tij, Argita Berisha.
Gjykata e posaçme ka masën e masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për 16 pasuri të paluajtshme të Malltezit si edhe 6 llogari bankare në euro, dollarë dhe lekë në emër të Malltezit si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të Malltezit në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave)./abcnews.al