Është mbyllur pjesa e parë mes Tiranës dhe Partizanit, një derbi shumë i luftuar. Ndeshja nisi me ritëm të mirë dhe dyluftime të ashpra nga të dyja skuadrat. Megjithatë, janë “Demat e Kuq” ata që e mbyllin fraksionin e parë të lojës në avantazh të dyfishtë.
Fillimisht, ishte braziliani William Cordeiro ai që shënoi, në minutën e 27-të. Vetëm pak minuta më vonë, shënoi dhe sulmuesi i ardhur këtë sezon, Solomon. Shtatlarti kërcen më lart se të gjithë dhe shënon një gol shumë të bukur me kokë, duke vendosur rezultatin e pjesës së parë në 2-0./abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 6
E diel, më 29 shtator, ora 19:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Tirana-Partizani 0-2
Cordeiro 28′, Solomon 34′
Tirana: Lika, Kerciku, Osmani, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Hasani, Torasa, Cobinnah, Cale, Ngoo. Trajner: Ardian Mema
Partizani: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Trashi, Romero, Broja, Cordeiro, Asani, Cinari, Somolon. Trajner: Franco Lerda
Gjyqtarë: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Nertil Bregasi