Partizani hedh poshtë zërat për konflikt në ekip

schedule20:31 - 10 Nëntor, 2018

schedule 20:31 - 10 Nëntor, 2018

Partizani shkon me debate të brendshme në ndeshjen ndaj Laçit në Superligë. Trajneri Gega, gjithsesi, ndihet i qetë, ndërsa flet edhe për aleancat e mundshme kundër ekipit të tij.

Qetësia nuk është e plotë, por ndoshta nuk prish punë. Edhe tek Partizani kryesues ka përplasje, dhe pas rastit të zv. kapitenit Trashi, ja ku vjen ai i sulmuesit Mensah. Afrikani bëri debat dhe bisedoi gati 20 minuta me trajnerin Gega në seancën e fundit stërvitore, duke kërkuar llogari se përse, sipas tij, luan pak.

Mos vallë kjo mund të ndikojë për keq në lojën dhe rezultatet?

“Zyra e një trajneri është fusha. Është irmale të bisedoj. Bisedoj gjithë kohës. Unë jam lider dhe kam për detyrë të sqaroj dhe t’i sheshoj gjërat, kurse për të vendos i vendos unë. Për çdo gjë tjetër do trajthen të gjithë njëlloj, e kam thënë që ditën e parë”, tha Gega.

Në prag, këtë të diel, është sfida e Superligës me Laçin, aspak e lehtë, pasi flitet për një rival direkt të vendeve të para.

“Jemi gati kundër Laçit. E kemi analizuar në momentet më të mira. Është një ndeshje e radhës. Ne luajmë në fushën tonë dhe për fat të mirë do kemi edhe tifozët tanë, një shtysë shumë e madhe”, u shpreh Gega.

Një nga shqetësimet më të mëdha në futbollin shqiptar janë aleancat, të cilat besohet se fillojnë në fazën së tretë e mbrapa.

“Është mënyra e tyre sesi do ta ndalojnë Partizanin. Është zgjedhja e tyre, me lekë, me mbështetje, me politika. Nuk e di, nuk e kam idenë. Është krejt normale njerëzit kanë aleancat e tyre, miqësitë e tyre. Ndoshta Partizani mbase është bëri i frikshëm, por kjo nuk duhet të na vërë në gjumë”, u shpreh trajneri Gega.

Gega ka pasur shqetësime në seancat stërvitore, pasi portieri dhe kapiteni Hoxha ka ndjerë probleme fizike, ashtu si mbrojtësi Ibrahimi, ndonëse besohet se do të jenë gati.

Me rëndësi do të jetë prania e tifozëve në “Selman Stërmasi”, pasi klubi e shleu me gjobë dënimin prej 1 ndeshjeje që kishte mbetur. Partizani kryeson Superligën me 28 pikë ndaj 26 të Skënderbeut, ndërsa Laçi është i treti me 22 pikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!