Partizani fiton thëllë ndaj Flamurtarit

schedule21:30 - 23 Shkurt, 2019

schedule 21:30 - 23 Shkurt, 2019

Skuadra e Partizanit fitoi me shifrat e thella 3-1 ndaj Flamurtarit. Nje episode i shëmtuar ndodhi në fundin e pjesës së parë kur disa tifoze te Partizanit kaluan rrethimin e stadiumit dhe ushtruan dhunë ndaj fotografit të Flamurtarit.

Partizani hedh një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion. Të kuqte fituan në ndeshjen delikate ndaj Flamurtarit me shifrat e thellë 3-1. Nje duel që i pati të gjitha, gola, karton të kuq dhe tensione. Ishte fundi i pjesës së parë kur disa tifozë të Partizanit kaluan rrethimin e stadiumit duke ushtruar dhunë ndaj fotografit të Flamurtarit. Një situatë nga e cila gjyqtari i takimit i tregoi kartonin e kuq Andi Ribaj.

Gjithsesi, Partizani e nisi mirë takimin pasi kaloi në avantazh që në minuten e 11. Asani gjen të pa markuar Bardhin që realion me portën e boshatisur.  Kundërpërgjigjet Flamurtari dhe vendos baraspeshën me Ribaj në minutën e 40, pak minuta para se të dilte me karton të kuq.

Gafa e portierit Koliçi i kushton rëndë Flamurtarit që kalon sërish në avantazh kësaj radhe me Hebaj që shfrytëzon saktë rastin në fjalë.

Është sërish Hebaj pak minuta më vonë që realizon edhe golin e tretë për Partizanin. Sulmuesi merr një top të saktë nga Asani duke e shndërruar në gol. Në minutat e mbetura nuk ka ndryshim rezultati dhe Partizanit merr një fitore me mjaft vlera dhe pret e qet duelin mes Kukësit dhe Kamzës.

Pas takimit trajneri i Partizanit, Skënder Gega u shpreh i lumtur për tre pikët ndërkohë që tha se skuadra e tij është e karikuar për derbin ndaj Tiranës që luhet të premten e ardhshme.I revoltuar u shfaq trrajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, i cili nuk u pajtua me kartonin e kuq të Andi Ribaj çka e dobësoi shumë skuadrën e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!