“Partizani do kalojë në gjykim”/ Juristja Gjikondi: Është abuzim i pastër që ka kryer Berisha

schedule13:32 - 26 Shkurt, 2025

schedule 13:32 - 26 Shkurt, 2025

Juristja Brizida Gjikondi thotë se dosja “Partizani” do të kalojë në gjykim.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Gjikondi u shpreh se kjo dosje, trego abuzimin e pastër që ka kryer Sali Berisha.

“Patjetër që do kalojë në gjykim. Është abuzim i pastër me pushtetin. PS-PD tani kanë armik SPAK. Çdo njeri duhet të përgjigjet për atë që ka bërë ose nuk ka bërë. Partizani ka qenë flagrante. Dhëndri i vet, nga 5 metra ndërton 50 mijë metra, pastaj hyjnë ndërtues të tjerë. Politika shqiptare nuk duhet të shkarkojë tensionet e saj mbi shqipt. Jemi popull i traumatizuar nga konfliktet, nga përçarja”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!