Partizani dhe Tirana me synim të përbashkët

schedule22:30 - 3 Korrik, 2019

schedule 22:30 - 3 Korrik, 2019

Tirana dhe Partizani janë në kërkim të një sulmuesi që garanton gola dhe siguri në repartin ofensivë. Bardheblutë kanë gjetur akordin me sulmuesin e Luftëtarit Dunga ndërkohë që të kuqtë pritet të huazojnë talentin e Veronës, Josep Ekuban.

Skuadra e Tiranës po zhvillon një nga merkatot më aktive të viteve të fundit me synimin e vetëm, të konkurroje denjësisht sezonin e ardhshëm për objektiva madhore. Bardheblutë kanë nënshkruar me Bathën, Kalën dhe Torasen, ndërkohë që prej kohësh flitet për një marrëveshje me sulmuesin e Luftëtarit Ismael Dunga. Fillimisht futbollisti duhet të zgjidhë kontratën me bluzinjtë. Sulmuesi në FSHF ka një kontrate një vjeçare me Luftëtarin ndërkohë që gjirokastritët pretendojnë se kontrata është tre vjeçare. Ky është problem kryesorë që mban peng kalimin e futbollistit te skuadra e Tiranës. Nëse Dunga zgjidh ngërçin me skuadrën e Luftetarit, do të firmosë me skuadrën e Tiranës për një sezon me opsion rinovimi për je tjetër.

Skuadra rivale  e Tiranës, Partizani janë gjithashtu në kërkim të një sulmuesi potent që garanton gola dhe siguri në repartin ofensiv. Të kuqtë janë shumë pranë transferimit të sulmuesit që aktivizohet te Verona, Josep Ekuban vëllai i Kaleb Ekuban. 19 vjeçari pritet të kalojë te kampionët në fuqi të Shqipërisë në formën e huazimit me të drejtë blerje. Ekuban nuk ka zhvilluar asnjë takim zyrtar me skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit Italian por është aktivizuar vazhdimisht me të rinjtë e Veronës./ABC News Albania 24/7