Partizani bën gati goditjen e radhës, një sulmues “dhuratë” për Mehmetin

schedule20:35 - 25 Janar, 2022

schedule 20:35 - 25 Janar, 2022

Partizani po vazhdon me piketimin e lojtarëve që mund të bëhen pjesë e skuadrës për këtë sezon.

Demat kanë shfaqur shumë probleme në gjetjen e golit dhe kjo është një nga arsyet që të kuqtë janë të pozicionuar në mesin e tabelës së klasifikimit.

Klubi i Partizanit kërkon sulmues dhe duket se është gati për të finalizuar marrëveshjen e radhës. Drejtuesit e të kuqve janë në negociata me sulmues të ndryshëm, por janë pranë finalizimit me një futbollist 26-vjeçar serb.

“Panorama Sport” raporton se drejtuesit e Partizanit janë pranë marrëveshjes me një sulmues serb. Milan Mirosavljev është një futbollist tipik qendre, i cili pritet të zgjidhë problemet e repartit të sulmit.

Mirosavljev ka luajtur në skuadra të ndryshme në futbollin serb, ndërsa ka eksperienca me Buduçnost në Malin e Zi, me Irtysh në Kazakistan e së fundmi me Liepaja në Letoni, ku ka luajtur në vitin 2021, duke shënuar 2 gola në 11 ndeshje.

Për burimin në fjalë, futbollistin ka pranuar se është në negociata me klubin e kuq, ndërsa pritet të zgjidhen disa detaje për të firmosur marrëveshjen dhe për t’u bërë pjesë e të kuqve. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!