Partizan ku je? Demat ‘ngelin’ në klasë në fazën e parë

schedule10:19 - 23 Nëntor, 2021

schedule 10:19 - 23 Nëntor, 2021

Mbrëmjen e djeshme është mbyllur edhe ndeshja e fundit e javës së nëntë mes Kukësit e Tiranës, ku verilindorët i shkaktuan humbjen e parë bardh e bluve. Pas kësaj ndeshje që është edhe sfida e fundit e fazës së parë, skuadrat janë pozicionuar në tabelën e klasifikimit duke ‘surprizuar’ jo pak.

Mbi të gjitha në sy bie ecuria e Partizanit këtë sezon, të cilët e mbyllën këtë fazë të parë të kampionatit me 9 pikë në po kaq ndeshje të luajtura. Një ecuri negative kjo për demat në elitën e futbollit shqiptar.

Kjo paraqitje e dobët nga djemtë e trajnerit Ilir Daja është shumë zhgënjyese dhe ka ‘surprizuar’ të gjithë për keq.

Po kush e ka fajin për këto rezultate? Janë bërë një sërë komponentësh që kanë ndikuar te Partizani të cilët nuk po munden të dalin nga ‘balta’ në të cilën kanë rënë.

Shumë lojtarë të ardhur në merkato me dëshirën e trajnerit Daja, por që përveç Kaçes që dihen cilësitë e tij, të tjetër nuk duken gjëkundi, shpëton edhe Tedi Cara që me paraqitjet e tij ka bërë maksimumin por që të fitosh duhet një grup i tërë të luftojë fort dhe jo një individ i vetëm. Pesha më e madhe bie mbi ‘veteranët’, të cilët me eksperiencën e tyre nuk po mundin të kthejnë demat aty ku duhet.

Deri tani Partizani ka arritur të grumbullojë 9 pikë duke u pozicionuar në vendin e 8-të, ku ka arritur të shënojë 8 gola, po ashtu 8 gola ka pësuar. Në këto 9 ndeshje demat kanë arritur të fitojnë vetëm një sfidë atë kundër Kastriotit me shifrat 2-0, por është shumë pak për një skuadër që pretendonte që do luftonte për titullin kampion.

Duket se partizani ka rënë në ‘gjum letargjik’, por në fazën e dytë shpresojmë të zgjohet në të kundërt do të jetë shumë vonë për të reaguar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!