Partitë dhe ekonomia/ Ekspertët “skanojnë” në “Sheshi i Dollarit” programet e PS dhe PD

schedule20:29 - 21 Mars, 2025

schedule 20:29 - 21 Mars, 2025

Teksa pak ditë nga ndajnë nga nisja e fushatës elektorale, partitë politike, kryesisht të mëdhatë, PS e PD kanë filluar me prezantimin e programeve.

Eksperti fiskal, Eduart Xhakutaj thotë se PD, me taksën e sheshtë, nuk ndihmon në aspektin afatgjatë, por se krijon pabarazi dhe problematika për buxhetin.

Ndërsa eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa deklaroi se të dyja këto parti kanë në fokus biznes, si motori i ekonomisë, por ndryshon mënyra e promovimit.

Eduard Gjokutaj: Modeli ekonomik i PD 2005-2013, u bazua në aspektin fiskal te taksta e sheshtë, e cila u zbatua si një politikë për të thjeshtuar sistemin dhe për të tërhequr investime të huaja. Nga ana tjetër, pati rritje të investimeve publike, kulmoi me Rrugën e Kombit, kjo është periudha kulmore edhe e rritjes ekonomike në atë kohë të qeverisjes, deri 2008-2009, pastaj filluan problematika në pjesën e zhvillimevbe ekonomike. Pati dhe privatizime masive, ARMO dhe OSSH, nuk i shërbyen zhvillimit afatgjatë. Pati edhe politika të favorshme për biznesin, politika fiskale me të lehta, por në fund të qeverisjes, pati rritje të borxhit publik. PD synon të rikthejë sërish taksën e sheshtë, mund të jetë pozitive, por kjo nuk ndihmon në aspektin afagjatë, krijon pabarazi, problematika për buxhetin. PS vjen me vazhdimësinë e politikës. Në fokus ka digjitalizimin. Të dyja programet nuk kanë inovacion. Të dyja partitë nuk duan të bëjnë ndryshime radikale, por të thellojnë ato nisma.

Ergis Sefa: Të dyja kanë në fokus, që biznesi duhet të jetë motori i ekonomisë për zhvillimin e vendit. Forma sesi ato duan ta promovojnë biznesin, ndryshon nga njëra-tjetra, por biem dakord në këtë drejtim, sidomos biznesi i vogël dhe i mesëm. Të dyja kanë në fokus grupet më vulnerabël të shoqërisë, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara, prandaj të dyja flasin për minimum jetik. Këto shtyll kanë impakt të drejtpërdrejtë në xhepin e qytetarit. Kemi një politikë fiskale favorizuese ndaj biznesit. Nëse nga njëra anë rrit shpenzimet, dhe tkurr të ardhurat, do marrësh borxh. Kur e merr borxhin, nuk është asnjëherë e mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!