Zgjedhjet e pjesshme në Britani ishin një makth për kryeministrin britanik Rishi Sunak, pasi laburistët fituan dy bastione të konservatorëve. Laburistët fituan në qytetin qendror anglez të Ëellingborough dhe në Kingswood, në Anglinë jugperëndimore.
Të dy qytetet u “lyen” nga blu në të kuqe, që do të thotë se qeveria e Sunak ka shënuar humbjet më të mëdha në zgjedhjet e pjesshme nga çdo qeveri konservatore që nga Lufta e Dytë Botërore.
Favoriti i madh për t’u bërë kryeministër pas zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti, lideri laburist Keir Starmer, foli për një “rezultat të mahnitshëm”, i cili “tregon se njerëzit duan ndryshim dhe janë gati të tregojnë besimin e tyre te laburistët”.
Që nga zgjedhjet e fundit të përgjithshme në dhjetor 2019, konservatorët kanë humbur gjithsej 10 zgjedhje të pjesshme, rezultati më i keq për çdo qeveri britanike që nga vitet 1960.
Edhe pse Sunak është zotuar të rigjallërojë ekonominë në Britani, vendi shkoi në recesion në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, me norma të larta interesi dhe inflacion që ushtron presion mbi familjet dhe kompanitë.
/abcnews.al