Partia e tij ishte në avantazh në sondazhe, ish-kryeministri japonez u sulmua në kulmin e fushatës zgjedhore

schedule08:54 - 8 Korrik, 2022

schedule 08:54 - 8 Korrik, 2022

Sulmi me armë ndaj ish-kryeministrit japonez Shinizo Abe ka tronditur vendin e Lindjes së Largët dhe botën perëndimore.

Abe ishte në kulmin e fushatës elektorale, pak ditë para zgjedhjeve, kur u qëllua me armë gjatë një tubimi.

Partia Liberal Demokratike e Abe ka mbajtur ka qenë në pushtet në Japoni që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe nuk kishte dyshime se kryeministri Fumio Kishida do të kthehej për një mandat të dytë këtë fundjavë.

Në një sondazh të fundit, partia kishte një avantazh prej 20 pikësh ndaj konkurrentit të saj më të afërt.

Ndërsa ai dha dorëheqjen nga detyra me shqetësime serioze shëndetësore në vitin 2020, Abe ka mbetur një ndërmjetës serioz i pushtetit brenda partisë së tij.

Paraqitja e tij në qytetin Nara u konfirmua nga dega lokale e partisë së tij vetëm një ditë përpara tubimit.

Tubimet publike si ato të Abe janë tipike në 20 ditët para zgjedhjeve, periudha e vetme kur fushata lejohet sipas ligjit japonez.

Dhe ndërsa politikanë të lartë si Abe zakonisht udhëtojnë me siguri të gjerë, sulmet ndaj figurave publike janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!