Partia e Jozefina Topallit, ‘Lëvizja për Ndryshim”, është e para që ka dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Lëvizja për Ndryshim është një ndër partitë më të reja që kandidon për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit.
Nga emrat e përfshirë në listat që janë dorëzuar vëmë re se kryetarja Jozefina Topalli, kandidon në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Dashamir Tahiri është në Vlorë.
Ndërkohë kujtojmë se Tahiri më herët është përjashtuar nga PD prej ligjit të dekriminalizimit.
Sot është dhe afati i fundit, që deri në orën 00:00 duhet që të dorëzojnë listat e tyre emërore pranë KQZ-së, për kandidatët pjesëmarrës në listat e zgjedhjeve të 25 prillit./abcnews.al