Partia bullgare e ekstremit të djathtë shtyn përpara ligjin për “agjentët e huaj”

schedule08:20 - 9 Shtator, 2024

schedule 08:20 - 9 Shtator, 2024

Partia e ekstremit të djathtë, Rilindja, sërish po kërkon që Bullgaria të miratojë një ligj që do të ndëshkonte këdo që merr fonde nga jashtë, i ngjashëm me legjislacionin për “agjentët e huaj” në Rusi, që është kopjuar edhe nga shtetet e tjera, teksa kritikët paralajmërojnë se ligje të tilla synojnë t’ua mbyllin gojën kundërshtarëve.

Megjithatë, disa nga anëtarët e profilit të lartë të Rilindjes, plus gruaja e udhëheqësit të partisë, Kostadin Kostadinoc, duket se kanë përfituar nga programet e financuara nga jashtë, të cilat kjo parti tani po i kritikon.

Ligji kufizues për “agjentët e huaj, që Rusia prezantoi më 2012, por e ka forcuar edhe më shumë që atëherë, ka shërbyer si model për qeveritë e tjera që kërkojnë t’ua mbyllin gojën kritikëve, thonë vëzhguesit. Më herët gjatë këtij viti, Qeveria e Gjeorgjisë dërgoi në Parlament një version të saj të ligjit për “agjentët e huaj” pavarësisht se kundër një ligji të tillë për javë të tëra pati protesta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!