Thomas Partey duket shumë pranë Arsenali. Kjo pasi babai i mesfushorit të Atletico Madrid, ka zbuluar se djali i tij është në bisedime prej disa ditësh me drejtuesit e klubit londinez.
“E telefonova djalin tim pasi dëgjova thashethemet dhe ai e konfirmoi. Më tha që është në bisedime me Arsenalin. Shumë mirë për të, për mua nuk ka asnjë problem. Një gjë është e sigurt, nëse Partey transferohet tek Arsenali, “Topçinjtë” do të kenë shumë tifozë nga Gana.
Bisedimet kanë ecur me hapa të shpejtë, e vetmja gjë që ka mbetur për tu konkretizuar është bindja e Atletico Madrid”, u shpreh babai i Thomas Partey./abcnews.al
Some significant Arsenal transfer news ?
Thomas Partey’s father has confirmed that his son is in talks to leave Atletico Madrid for the Gunners ? pic.twitter.com/H5D2mViVao
— Goal (@goal) April 22, 2020