Parodisti i madh i Vlorës pa pension special, ish-deputeti socialist ka një kërkesë për autoritetet

schedule20:05 - 15 Qershor, 2021

schedule 20:05 - 15 Qershor, 2021

Ish-deputeti Arben Malaj u bën thirrje autoriteteve që t’i japin një pension të posaçëm aktorit të madh të humorit vlonjat Mane Lumani. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Malaj shkruan se ai sot jeton me 28 mijë lekë pension në muaj duke nënvizuar se kjo është është shumë pak për kontributin që Mane ka dhënë ndër vite në skenën shqiptare. Mane Lumani, një prej parodistëve të Vlorës që prej vitit 2004 nuk flet dot më, pas një ndërhyrje kirurgjikale në fyt.

Postimi i plotë i Arben Malaj:

Një miqësi me parodistët e Vlorës që veç është rritur, pasuruar dhe ruajtur me dashuri e respekt reciprok. Mane një mik i veçantë më shprehu një shqetësim që me gjithë atë kontribut të jashtëzakonshëm, me aq shumë fleta lavdërimi dhe tituj nderi merr tani vetëm 28.000 lekë pension në muaj. Nuk dua të abuzoj por qeveritë kanë një fond të veçantë që akordon një shpërblim mujor për personalitetet e historisë, kulturës dhe sportit.

Gjatë viteve 1997-2005 ky fond u akordohej çdo vit deri 15 personaliteteve dhe shpërblimi ishte 15.000 lekë/muaj. Besoj se kjo politikë vlerësuese dhe shpërblyese ekziston, numri duhet të rritej dhe masa e shpërblimit duhet të rritej sipas rritjes dhe pensioneve mesatare.

Nqs PO, jepini Manes shpërblimin edhe financiar që meriton.  Jepjani tani që është gjallë, dhe mos prisni të përloteni plot hipokrizi në një kohë të dytë, që nga zemra uroj të jetë sa më e largët për parodistët tanë të dashur, dhe jo vetëm për ata. Përqafime i dashur Mane!!!!

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!