Parlamenti voton sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor

schedule09:46 - 5 Tetor, 2020

schedule 09:46 - 5 Tetor, 2020

Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme, ku pritet që në seancën lenare të votohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Palet tashmë janë në pozicione të kundërta. Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme theksoi se konsensusi gjendet te Kushtetuta dhe bëri të qartë se i ka dhënë shumë opozitës.

Po ashtu një ditë më parë opozita e përfaqësuar nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili u shprehën kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor , në Kuvend.

Në një deklaratë për mediat të mbajtur ditën e djeshme përfaqësuesi në Këshillin Politik të PD-së Oerd Bylykbashi dhe përfaqësuesi i LSI-së Petrit Vasili deklaruan se kryeministri Rama ka thyer çdo marrëveshje dhe konsensus.

“Me votimin e nesërm, të bazuar mbi miratimin e njëanshëm, Rama shkatërron marrëveshjen e 14 janarit, konsensusin e Këshillit Politik dhe 5 qershorin. Duke ndërhyrë drejtpërdrejt në elementë të 5 qershorit. U miratuan më 30 qershori, dhe parlamenti i bëri ligj më 23 korrik”, ka thënë Bylykbashi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!