Parlamenti spanjoll miraton gabimisht reformën për punë

schedule14:01 - 4 Shkurt, 2022

schedule 14:01 - 4 Shkurt, 2022

Një deputet konservtor në Spanjë ka votuar gabimisht pro, duke miratuar reformën për punën të kërkuar nga socialistët në pushtet. Dekreti që rrëzon reformat pro-biznesit duke u dhënë më shumë fuqi sindikatave është një gur themeli i një sërë kushtesh që Spanja të marrë 12 miliardë euro nga fondet europiane të rimëkëmbjes së pandemisë.

Miratimi i reformës varej vetëm nga një votë pasi arriti të kalojë me 175 vota pro dhe 174 kundër. Vendimtar ishte gabimi i një deputeti konservator. Partia Popullore pretendon se në të njëjtën linjë me partinë e tij, deputeti Alberto Kasero donte të votonte kundër reformës në fjalë, por sistemi i votimit elektronik e ka numëruar gabimisht si një votë pro.

I aktivizuar gjatë pandemisë, për të kufizuar rastet e infektimeve, sistemi i votimit elektronik i lejon deputetët në Spanjë që të votojnë në distancë, nëpërmjet një sistemi verifikimi të dyfishtë, pikërisht për të shmangur çdo gabim të mundshëm.

Mediat spanjolle raportojnë, se deri tani asnjëherë nuk kishte ndodhur që dikush të ankohej për keqfunskionimin e sistemit.

/abcnews.al