“Parlamenti shpërndahet me një dekret”, Basha komenton deklaratën e Metës

schedule19:36 - 15 Nëntor, 2019

schedule 19:36 - 15 Nëntor, 2019

Në një bashkëbisemdim me gazetarët në selinë blu, kreu i demokratëve Lulzim Basha u pyet edhe për deklaratën e Presidentit Ilir Meta, i cili tha sot se “Parlamenti shpërndahet me një dekret”.

Lidhur me këtë, Basha u shpreh se legjitimitetin Paralmentit ia japin qytetarët.

Parlamenti legjitimitetin e merr nga qytetarët, nëse nuk ka legjitimitet nuk është i ligjshëm. I ka dëgjuar e gjithë bota regjistrimet, të gjithë e dinë që vetëm në qarkun e Durrësit ke 3 deputetë të kapur me krimin. Edi Rama hodhi poshtë propozimin tonë për vetting të politikanëve. Ky parlament është i paligjshëm dhe një orë me parë duhet të zëvendesohet nga zgjedhje të lira”, tha Basha./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!