Parlamenti rus miraton ligjin për censurimin e rrjeteve sociale

schedule14:13 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 14:13 - 10 Dhjetor, 2020

Parlamenti rus miratoi projektligjin i cili lejon deputetët rusë të bllokojnë kolosët e rrjeteve sociale që diskriminojnë mediat ruse. Prokurori i përgjithshëm rus dhe zëvendësi i tij pas konsultimit me ministrinë e jashtme mund të vendosin për një pronar website informacioni se po shkel të drejtat themelore të lirisë së qytetarëve të federatës ruse.

Në atë rast shërbimi federal për monitorimin e komunikacionit mund të vijojë me bllokimin e portalit, të kufizojë qasjen apo të ngadalësojë trafikun.

Në objektiv të këtij ligji janë kolosët e rrjeteve si YouTube, Twitter e Facebook, por do të jetë i aplikueshëm për të gjithë websitet, pavarësisht nga juridiksioni i tyre dhe vendi i regjistrimit. Deputetët rusë kërcënojnë se do të vendosin dhe një gjobë prej 30 mijë eurosh për portalet që i konsiderojnë fajtorë për kufizimin e të drejtave të qytetarëve rusë për sa i përket qasjes së mediave ruse në platformat në rrjete sociale.

Në të kaluarën Facebook, Twitter dhe Youtube janë akuzuar nga Rusia se kanë censuruar 20 media ruse./abcnews.al