Parlamenti italian ratifikon marrëveshjen me Greqinë për caktimin e zonave detare

schedule15:20 - 12 Mars, 2021

schedule 15:20 - 12 Mars, 2021

Me 273 vota pro dhe asnjë kundër, Parlamenti italian miratoi unanimisht projekt-ligjin për caktimin e zonave detare, në kuadrin e marrëveshjes midis Greqisë dhe Italisë që u zhvillua në Athinë në 9 Qershor 2020, raportojnë mediat vendase.

“Rregulli themelor i marrëveshjes është neni 1, i cili përcakton kufirin detar midis Italisë dhe Greqisë , jo vetëm që përcakton vijën e caktimit të kufirit të hartuar për shelfin kontinental nga marrëveshja e sipërpërmendur e vitit 1977, por edhe përcaktimin e koordinatave sipas metodës Wgs -84, i cili është ai që përdoret sot në hartografi “, thuhet në aktin parlamentar.

Dispozita të tjera të rëndësishme janë “ato që kanë të bëjnë me informacionin paraprak në rast të deklarimit të një zone funksionale të juridiksionit nga njëra palë (neni 2), si dhe ajo që përjashton çdo paragjykim, si rezultat i marrëveshjes, i aktiviteteve të peshkimit të ushtruara në mënyrë të ligjshme në përputhje me ligjin e Bashkimit Evropian dhe mbi të drejtat, liritë dhe detyrat e vendeve të treta në zonën ekskluzive ekonomike në përputhje me dispozitat e Nenit 58 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, UNCLOS (Neni 3) “.

Kujtojmë se Greqia ka ende të pambyllur çështjen e detin edhe me Shqipërinë dhe kjo sjell vazhdimisht jo pak debate ne sferën publike në Shqipëri.

Parlamentit grek më 20 janar 2021 miratoi e projektligjit për zgjerimin e ujërave territorialë të vendit nga 6 në 12 milje në Detin Jon.

Më 20 tetor kryeministri Edi Rama konfirmoi se është dakorduar me Greqinë që t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e kufizimit të zonave detare mes dy vendeve, shqyrtim i cili në gjykatën ndërkombëtare në Hagë u konfirmua gjatë vizitës në Tiranë të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!