Marrëveshja paraprake mes Londrës dhhe Brukselit për atë që duhet të ndodhë pas Brexit, është miratuar në parlamentin e Irlandës. Dokumenti u miratua pothuajse pa asnjë kundërshtim.
Parlamenti irlandez miratoi marrëveshjen paraprake të arritur për Brexit. Dokumenti u miratua pothuajse pa asnjë kundërshtim pas një debati ku qeveria deklaroi se marrëveshja pasqyron objektivat dhe prioritetet e ekzekutivit.
Minsitri i jashtëm irlandez Sajmon Kovenei deklaroi se marrëveshja nuk mund të mohohet. Sipas tij miratimi i këtij dokumenti është një çështje e mbyllur. Ai shtoi se nëse kjo çështje do të rihapet , mund të shkaktojë një zinxhir pasojash negative.
Por gjithësesi kjo marrëveshja vazhdon të kundërshtohet nga mbështetësit e një Brexit të ashpër, pra ata këmbëngulin për një marrëveshje më larg nga institucionet e Bashkimit Europian.
Sipas Kovenei këta të fundit nuk i afrohen aspak realitetit, pasi synojnë që Mbretëria e Bashkuar të marrë çdo gjë që kërkon, dhe Bashkimi Europian thjesht të pranojë situatën.
Parlamenti britanik do të votojë për marrëveshjen në muajin dhjetor, dhe nëse miratohet, ministri i jashtëm irlandez shpreson ende që Britania e Madhe një ditë mund të rihyjë në Bashkimin Europian.
Një qëndrim ky i Kovenei që mbështetet dhe nga promovuesit e fushatës për një referendum të ri që vë në diskutim Brexit./abcnews.al