Parlamenti i Ukrainës ndalon simbolet ruse të luftës

schedule23:42 - 22 Maj, 2022

schedule 23:42 - 22 Maj, 2022

Parlamenti i Ukrainës ka ndaluar simbolet “Z” dhe “V”, të përdorura nga ushtria ruse për të promovuar luftën e saj në vend, por ra dakord me thirrjen e Presidentit Volodymyr Zelensky për të lejuar përdorimin e tyre për qëllime edukative ose historike.

Yaroslav Zheleznyak, një anëtar i opozitës, njoftoi vendimin në aplikacionin e mesazheve Telegram, duke thënë se 313 deputetë kishin votuar pro në asamblenë prej 423 anëtarësh të Verkhovna Rada.

Zelensky kishte vënë veton ndaj një versioni të mëparshëm të projekt-ligjit dhe bëri thirrje që dy simbolet të lejohen në ekspozita, në muze, biblioteka, vepra shkencore, riformulime, libra shkollorë dhe raste të ngjashme.

Asnjë nga dy shkronjat nuk ekziston në alfabetin rus. Ato janë përdorur gjerësisht, veçanërisht në automjetet dhe pajisjet ushtarake ruse, për të promovuar qëllimet e konfliktit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!