Parlamenti i ri voton marrëveshjen e Johnson për Brexit

schedule07:28 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 07:28 - 21 Dhjetor, 2019

Deputetët britanikë dhanë mbështetjen e parë për marrëveshjen e kryeministrit, Boris Johnson për Brexit, që i hap rrugën një daljeje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian më 31 janar.

Dhoma e Komuneve, ku lideri konservator disponon një shumicë të gjerë që prej zgjedhjes më 12 dhjetor, miratoi ligjin për aplikimin e marrëveshjes së divorcit të negociuar me Brukselin, me 358 vota pro dhe 234 kundër në seancën e dytë.Procesi legjislativ do të vazhdojë pas festave, ndërkohë që qeveria pret për një miratim final më 9 janar.

Pas pranimit të mbretëreshës do të mbetet vetëm që Parlamenti Europian ta ratifikojë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!