Ligjvënësit holandezë do të votojnë të martën për një hap të parë drejt detyrimit të mbretit Willem-Alexander dhe familjes së tij për të paguar tatimin mbi të ardhurat, një plan që do të kërkonte një ndryshim në kushtetutë.
“Një zarf blu për gjakun blu,” tha Sandra Beckerman, një ligjvënës nga Partia e majtë Socialistische Partij, gjatë një debati mbi këtë çështje të enjten në mbrëmje, duke iu referuar zarfit blu në të cilin letrat e taksave mbërrijnë në kutitë postare holandeze, shkruan Reuters.
Mocioni fillestar, që pritet të hidhet në votim të martën, kërkon një shumicë të thjeshtë për të kaluar. Ai i kërkon qeverisë të propozojë një ndryshim kushtetues, i cili më pas do të kishte nevojë për mbështetjen e dy të tretave të të dy dhomave të parlamentit.
Një propozim i tillë dukej se kishte mbështetje të mjaftueshme në Dhomën e Përfaqësuesve, por niveli i mbështetjes në Senat është më pak i qartë.