Parlamenti gjerman miraton projektligjin për legalizimin e kanabisit

schedule15:54 - 23 Shkurt, 2024

schedule 15:54 - 23 Shkurt, 2024

Ligjvënësit gjermanë kanë miratuar legalizimin e kanabisit në vend. 407 deputetë votuan në favor të legjislacionit të paraqitur nga koalicioni qeverisës, i përbërë nga Partia Social Demokrate (SPD) e qendrës së majtë të kancelarit Olaf Scholz, 226 ligjvënës votuan kundër dhe katër deputetë abstenuan.

Partitë qeverisëse tha se ligji i ri do të lehtësojë përdorimin e kanabisit.

Gjermanët janë thellësisht të ndarë mbi masën, me një sondazh të YouGov që tregon se rreth 47% e të anketuarve janë në favor të saj, ndërsa 42% e tyre nuk janë dakord.

Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach, i cili prej muajsh ka qenë udhëheqësi i qeverisë në planin e kanabisit, tha përpara votimit se vendi “po ndryshon thelbësisht politikën tonë të kontrollit të kanabisit për të luftuar tregun e zi”.

“Qëllimi i dytë është një mbrojtje më e mirë për fëmijët dhe të rinjtë,” tha ai, duke vënë në dukje normat e larta të përdorimit të të rinjve sipas ligjit aktual dhe duke thënë se propozimi i legalizimit është një “modernizimi i nevojshëm emergjent i politikës sonë të kanabisit”.

Kultivimi në shtëpi dhe posedimi i sasive të caktuara të drogës do të lejohet për të rriturit nga 1 prilli 2024. Kultivimi kolektiv duhet të jetë i mundur nga 1 korriku.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!