Parlamenti Evropian voton për heqjen e imunitetit të Carles Puigdemont e dy separatistëve të tjerë

schedule09:32 - 9 Mars, 2021

schedule 09:32 - 9 Mars, 2021

Parlamenti Evropian ka votuar për heqjen e imunitetit parlamentar të ish-udhëheqësit katalanas Carles Puigdemont dhe dy separatistëve të tjerë.

Ky vendim hap rrugën për lëvizje të mëtejshme ligjore nga Spanja, ku ata përballen me akuza në lidhje me referendumin e cilësuar si paligjshëm të pavarësisë në vitin 2017, për të kërkuar ekstradimin e tyre nga Belgjika.

Madridi pritet të lëvizë për të riaktivizuar një Garanci Evropiane të Arrestimit për t’i kthyer në vend për gjykim. Puigdemont akuzohet për kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike. Akuza të ngjashme janë ngritur kundër dy separatistëve të tjerë, Antoni Comín dhe Clara Ponsatí.

Ekstradimi do të duhet të vendoset së pari nga sistemi belg i drejtësisë. Spanja tashmë e ka referuar çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!