Parlamenti Europian: Lukashenko është bashkëpunëtor në krimet e Putinit

schedule08:56 - 14 Shtator, 2023

schedule 08:56 - 14 Shtator, 2023

Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë që e cilëson udhëheqësin bjellorus Alexander Lukashenko si bashkëpunëtor të krimeve të Rusisë. Në një raport mbi marrëdhëniet e tij me Bjellorusinë, organi thotë se regjimi i Lukashenkos ka mundësuar luftën e pajustifikuar të Moskës kundër Ukrainës.

Prandaj, regjimi mban përgjegjësi për shkatërrimin dhe dëmin e shkaktuar, thuhet në rezolutë.

Ai u bën thirrje institucioneve të tjera të BE-së dhe vendeve anëtare të ndjekin penalisht zyrtarët bjellorusë “të cilët janë bashkëpunëtorë në krimin e agresionit, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e gjenocidit të kryera kundër Ukrainës”.

Rikujtojmë se Lukashenko lejoi Vladimir Putin të përdorte Bjellorusinë si një pikënisje për pushtimin e tij në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!