Parlamenti i Britanisë së Madhe ka ratifikuar marrëveshjen e Boris Johnson për dalje nga Bashkimi Europian.
Deputetët dhanë mbështetjen e tyre me 330 votave pro dhe 231 kundër, që i hap kështu rrugë procesit të Brexitit.
Tani pritet që projektligji i Marrëveshjes do t’i kalojë Dhomës së Lordëve për shqyrtim të mëtejshëm javën e ardhshme.
Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE më 31 janar. Theresa May – paraardhësja e Boris Johnson, në mënyrë të përsëritur dështoi për të marrë mbështetje e saj nga deputetët për Brexit, gjë që çoi në dorëheqjen e saj si kryeministre./abcnews.al